Skuadra amerikane e basketbollit do te kerkojne medaljen e arte ne Lojrat Olimpike Pekin 2008. Keshtu eshte shprehur trajneri i Dream Team, Mike Kzizevski qe kerkon ta riktheje basketbollin amerikan ne majat me te larta pas deshtimeve te viteve te fundit. Padyshim qe ne kemi ne skuader disa nga basketbollistet me te mire ne bote. Keshtu ka qene historikisht, por vitet e fundit na kane treguar se duhet te zbresim ne parket te perqendruar dhe te japim maksimumin, per te fituar medaljen e arte, ka thene trajneri amerikan.