Brazili ka shkatėrruar ekipin e Zelandės sė Re duke e mposhtur me rezultat 5-0, nė kuadėr tė Lojėrave Olimpike, Pekini 2008, derisa Argjentina ka shėnuar fitore minimale ndaj Australisė.
Brazili nuk pati probleme nė ndeshjen e dytė tė Lojėrave Olimpike, duke mposhtur Zelandėn me rezultat tė thellė 5-0. Pėr ndryshim prej ndeshjes sė parė, Ronaldinho tregoi njė formė mjaft tė mirė dhe shėnoi dy gola pėr ekipin e tij.
Serinė e hapi Anderson me golin e minutės sė 4-tė, ndėrsa pas mė shumė se gjysmė ore lojė, ylli i Milanit, Pato, shėnoi njė gol tė shkėlqyeshėm me kokė (34).
Nė pjesėn e dytė tė lojės, Brazili preku rrjetėn kundėrshtare edhe tre herė. Sė pari Ronaldinho shėnoi nga gjuajtja e lirė (55), ndėrsa nė minutėn e 61-tė, arriti edhe golin e tij tė dytė, kėsaj here nga pika e bardhė. Rezultati u vulos nė minutėn e fundit, me golin e Sobis.
Argjentina shėnoi fitore minimale, 1-0, ndaj Australisė, me golin e Lavezzit nė minutėn e 77-tė. Fitore minimale ka shėnuar edhe Kameruni ndaj Hondurasit. Nigeria ka mposhtur Japoninė me rezultat 2-1.