Presidenti i Venezuelės, Hugo Chavez, tha se nė vendin e tij kanė arritur 24 aeroplanė luftarakė tė tipit Sukhoi nga Rusia dhe i ka tėrhequr vėrejtjen Flotės sė Katėrt tė Shteteve tė Bashkuara, tė qėndroj jashtė ujėrave tė Venezuelės.
Zoti Chavez tha se nga kėta aeroplanė mund tė shkrepen raketat me rreze mė tė gjatė veprimi se nga aeroplanėt luftarakė amerikanė F-16, njofton Radio Evropa e Lirė.
Blerja e 24 aeroplanėve luftarakė ėshtė pjesė e marrėveshjes ushtarake me vlerė prej 3 miliardė dollarėsh ndėrmjet Venezuelės dhe Rusisė, qė pėrfshinė edhe tanke dhe kallashnikovė.