Tranzicioni i shumėpritur mes UNMIK-ut dhe EULEX-it ka filluar tė shtunėn e kaluar, kanė thėnė pėr tė pėrditshmen Express, burime ndėrkombėtare.
Ky vendim, sipas burimeve tė kėsaj tė pėrditshmeje, ėshtė marrė tė premten nė mbrėmje, pak kohė pas pėrfundimit tė takimit tė Kėhsillir tė Sigurimit tė OKB-sė, nė tė cilin shumica e shteteve anėtare sėrish kanė mbėshtetur sekretarin e pėrgjithshėm , Ban Ki-Moon pėr vendimin e tij pėr rikonfigurimit e UNMIK-ut dhe vendosjen e misionit tė BE-sė nė Kosovė.
Megjithėse kanė kaluar tri ditė qė nga fillimi i procesit tė tranzicionit mes misionit tė OKB-sė dhe BE-sė nė Kosovė, ende nuk dihen arsyet e vėrteta tė mbajtjes nė heshtje tė kėtij vendimi.
Deri mė tani EULEX-i ka sjellė nė Kosovė rreth 400 pjesėtarė, ndėrsa misioni i kompletuar parashihet ti ketė rreth 3.000 pjesėtarė, 1.900 ndėrkombėtarė dhe 1.100 kosovarė.
Bashkimi Evropian shpreson qė misioni i tij do tė marrė kompetencat nga UNMIK-u nė fund tė vjeshtės