Presidenti i Barcelonės, Zhoan Laporta, ka hedhur poshtė zėrat se klubi katalanas ėshtė i interesuar pėr tė transferuar nė radhėt e veta sulmuesin e Juventusit, David Trezege. Katalanasit janė nė kėrkim tė njė sulmuesi tė klasit tė lartė, pas largimit tė Ronaldinjos dhe shitjes sė mundshme tė Etosė.
Mediat spanjolle dhe ato italiane gjatė tėrė kėsaj vere e kanė lidhur Trezegenė me Barcelonėn, por presidenti i klubit katalanas hedh poshtė zėrat pėr blerjen e francezit. "Barcelona nuk ėshtė e interesuar pėr Trezegenė, edhe pse ai ėshtė njė lojtar i madh", ka theksuar Laporta nė konferencėn me gazetarė para ndeshjes miqėsore me Fiorentinėn. Mė pas Laporta ka folur pėr transferimin e Ronaldinjos tek Milani. "Mė vjen mirė qė Ronaldinjo ka pėrjetuar njė pritje madhėshtore nė Milan. Gjatė pesė vjetėve tė kaluara me ne, ai ka qenė njėri nga mė tė merituarit pėr suksesin tonė", ka nėnvizuar Laporta. Rreth vendimit tė tij qė pėr trajner tė skuadrės ta emėrojė ish-lojtarin e klubit, Josep Guardiola, Laporta ėshtė shprehur: "Guardiola ėshtė simbol i Barcelonės dhe ai me kėtė skuadėr ka fituar shumė trofe. Ne e zgjodhėm atė, kur e kuptuam se skuadrės i duhet njė drejtues i ri. Ai ėshtė njė punėtor i madh dhe e njeh shumė mirė ambientin e Barēės