Zyra e prokurorit tė Serbisė njoftoi sot se po i shqyrton kėrcėnimet e bėra nga ana e liderėve nacionalistė kundėr presidentit pro perėndimor, Boris Tadiq, lidhur me arrestimin e tė akuzuarit pėr krime tė luftės, Radovan Karaxhiq.
Gjatė njė konferencė pėr shtyp, Vjerica Radeta nga Partia Radikale serbe, e akuzoi presidentin Tadiq pėr tradhti. Ajo tha se pėr kėtė ai mund tė pėsoj fatin e njėjtė sikur Zoran Gjingjiqi, ish-kryeministėr i Serbisė, qė u vra nė vitin 2003.
"Ne i pėrkujtojmė Tadiqit se tradhtia kurrė nuk harrohet nė Serbi", tha Vjerica Redeta dhe shtoi se "secili tradhtar nė historinė e Serbisė e ka marrė dėnimin".
Nuk ka pasur komente tė menjėhershme nga presidenti Tadiq lidhur me deklaratat e radikalėve. Por, zyra pėr shtyp e tij ka konfirmuar se zotit Tadiq i ishte dėrguar njė numėr i mesazheve kėrcėnuese gjatė kėsaj jave