Spanjolli Carlos Sastre ka triumfuar nё Tour de France pas xhiros sё fundit tё zhvilluar nё Paris, duke e pёrfunduar garёn me 58 sekonda dallim nga ndjekёsi Cadel Evans.
33-vjeēari Sastre, bёhet kёshu spanjolli i tetё qё e fiton kёtё garё, dhe i treti nё varg, pas Oscar Pereiro (2006) dhe Alberto Contador (2007).
Kam ёndёrruar pёr kёtё qё kur kam qenё fёmijё. Qёndroj prapa fjalёve, se tё jem kёtu me familjen time ёshtё vёrtetё e veēantё, ka thёnё Sastre, i shoqёruar nga gruaja dhe dy fёmijёt.
Cadel Evans pёrfundoi garёn nё pozitёn e dytё, pёr tё dytin vit me radhё. Pozita e tretё, nё mёnyrё tё befasueshme shkoi pёr Bernhard Kohl nga Austria.
Ekipi CSC, ku bёn pjesё Sastre, kishte edhe njё festё tjetёr, duke kryesuar nё klasifikimin e ekipeve.