Sulmuesi shqiptar, Besart Berisha, i cili sezonin e kaluar e kaloi duke u rikuperuar, ka shёnuar golin e parё pёr skuadrёn e tij, Burnley.
Ekipi i ligёs sё dytё angleze shёnoi fitore 3-0 ndaj ekipit Accrington (dy divizione mё ulёt), ndёrsa goli i Berishёs erdhi gjashtё minuta para fundit tё ndeshjes, duke vulosur kёshtu fitoren.
Berisha kaloi nё radhёt e Burnleyt gjatё verёs sё kaluar, pasi qё impresionoi nё ndeshjes Angli - Shqipёri, tё luajtur mu nё stadiumin e kёtij klubi