Policia e Kosovės ka filluar tė premten fushatėn me shpėrndarjen e fletushkave pėr tė gjithė pjesėmarrėsit nė trafik 9 pikė dhe shkoj leja, qė ka pėr qėllim sensibilizimin e qytetarėve tė Kosovės me masat ndėshkuese qė parasheh Ligjit mbi sigurinė nė komunikacionin rrugor.
Nėse brenda 36 muajve nga shqiptimi i pikės sė parė negative shoferi grumbullon 9 pikė atėherė atij i merret patentė shoferi.
Sipas ligjit pėr siguri nė komunikacion shoferėt obligohen qė 24 orė tė mbajnė dritat e ndezura, tė vėnė rrypinė e sigurisė, tė respektojnė shpejtėsinė nė vendbanime qė ėshtė e kufizuar, iu ndalohet telefonimi gjatė vozitjes, gara me vetura.
Nėse shoferėt nuk respektojnė kėto rregulla do tė ndėshkohen me dėnim nga 25 deri nė 400 euro, si dhe nėse pėr secilėn shkelje tė rregullave, (dėnohen) tubojnė 9 pikė negative, gjatė periudhės prej 36 muajsh, do tiu merret patentė shoferi, ka bėrė tė ditur Policia e Kosovės.
9 pikė dhe shkoj leja, ėshtė fushatė e filluar nga Policia e Kosovės, Ministria e Transportit, ajo e Punėve tė Brendshme dhe OSBE-ja, e qė ka pėr qėllim parandalimin e aksidenteve nė komunikacion