Shumica prej 62 pėr qind e gjermanėve vlerėsojnė se kandidati demokrat pėr nė Shtėpinė e Bardhė, Barak Obama mbajti tė enjten "njė fjalim tė madh" nė Berlin, sipas njė sondazhi tė Institut Emnid qė do tė publikohet nesėr nė tė pėrditshmen "Bild am Sonntag".
Vetėm 19 pėr qind e 500 personave tė pyetur tė premten, tė nesėrmen e fjalimit, kanė mendim tė kundėrt. Perveē tė tjerash, 63 pėr qind e personave tė sonduar mendojnė se njė administratė e Obamės nė Shtėpinė e Bardhė do tė ishte pozitive pėr Gjermaninė, kundrejt 20 pėr qind qė vlerėsojnė tė kundėrtėn.
Afro 200 000 persona shkuan tė dėgjonin me njė entuziazėm tė zjarrtė fjalimin e vetėm tė fushatės jashtė vendit tė mbajtur tė enjten nė Berlin nga Obama, qė nė Gjermani iu rezervua njė pritje e denjė pėr njė yll roku.
Gjatė kėtij fjalimi, kandidati u bėri thirrje evropianėve dhe amerikanėve tė bashkohen pėr tė pėrballuar problemet e planetit.