Befasitė e skuadrės Hull City, e cila ėshtė sensacioni i Ligės Premier nė kėtė sezon tė ri, janė ndėrprerė nga Blutė e Londrės, pasi qė kėto tė fundit kanė shėnuar fitore si mysafirė me rezultat 3-0.
Qė nė fillim tė ndeshjes u vėrejt se Scolarit nuk i pėlqejnė befasitė. Pas humbjes sė vikendit tė shkuar nga Liverpooli nė Stamford Bridge, Blutė vetėm me fitore mund ta mbulonin atė dėshpėrim.
Minuta e tretė dhe Chelsea avancoi 1-0 me golin e mesfushorit anglez dhe njėrit prej simboleve tė skuadrės, Frank Lampard. Nė pjesėn e parė nuk u panė gola tė tjerė, mirėpo ndryshe ndodhi nė pjesėn e dytė.
Njėherė Anelka dyfishoi epėrsinė e mysafirėve (50), ndėrsa pesėmbėdhjetė minuta pa pėrfunduar ndeshja, Malouda vuri vulėn e takimit me golin e tretė pėr Chelsean