Kampioni i trefishtė olimpik i notit dhe rekorderi aktual botėror nė 800 dhe 1.500 metra nė stil tė lirė, australiani Grant Hacket, ka njoftuar sot se i ka dhėnė fund karrierės sė tij.
Hacket, i cili konsiderohet njėri nga notuesit mė tė mirė tė tė gjitha kohėrave, gjatė karrierės sė tij ka fituar shtatė medalje olimpike dhe 18 medalje botėrore, prej tė cilave dhjetė tė arta, gjashtė tė argjendta dhe dy tė bronzta.
Nė 1.500 metra ka fituar nė katėr kampionate botėrore me ndėrprerje 1998, 2001, 2003 dhe 2005.
Hacket ka hyrė nė historinė botėrore tė notit nė Kampionatin Botėror nė Montreal duke fituar nė 400, 800 dhe 1.500 metra.
Ėshtė njė kohė e gjatė qė merrem me notin. Ėshtė koha qė ta ndėrroj faqen, ka thėnė Hacket i cili nė Lojėrat e fundit Olimpike nė Pekin fitoi medaljen e argjendtė nė 1.500 metra.