Sipas mediave angleze, trajneri i Liverpoolit, Rafa Benitez, ka qenё i gatshёm tё largohet nga tё kuqtё gjatё javės sё kaluar.
The Sun shkruan se trajneri i Liverpoolit ka qenё i inatosur me refuzimin e klubit ta pėrkrahё atё nё ofertёn pёr kapitenin e Aston Villas, Gareth Barry. Por, miq tё afėrt tё menaxherit e kanё bindur spanjollin se ai duhet tё qėndrojё, megjithėse ai nuk ёshtё aspak i kėnaqur.
Rafa kaloi gjithё verёn nё ndjekje tё Barryt, 27-vjeēar, dhe ka qenё i bindur se mund ta sigurojё atё. Por pronarёt e klubit, Tom Hicks dhe George Gillett, kanё hedhur poshtё opsionin duke thёnё se 18 milionё funte ishin shumё pёr njё person qё do tё kishe pak vlerё.