Sulmues tė paidentifikuar kanė vrarė 16 policė gjatė njė sulmi nė njė postė kufitare nė rajonin mysliman tė Kinės, Xinxhang, njoftoi media shtetėrore. Sulmuesit vozitėn me njė kamion drejt postės kufitare nė Kashgar dhe hodhėn dy granata duke plagosur edhe 16 pjesėtarė tė patrullės kufitare tė njėsisė policore.
Nė tė kaluarėn Kina ka folur pėr atė qė quan njė kėrcėnim terrorist nga militanė myslimanė nė provincėn Xinxhang, por korrespondenti i BBC-se nė Pekin thotė se ka sjellė shumė pak fakte pėr tė mbėshtetur kėto pretendime.
Nė njė zhvillim tė mėhershėm njė grup militant islamik nga rajoni mori pėrgjegjėsinė pėr sulme me bomba qė lanė pesė vetė tė vdekur. Grupi premtoi sulme gjatė Lojėrave Olimpike qė pritet tė fillojnė ditėn e premte.
Pėrmes njė lajmi tė shkurtėr agjencia kineze e lajmeve Xinhua tha se dy sulmuesit janė arrestuar nė vendngjarje. Ata e kishin pėrdorur kamionin pėr tė ēarė postėn e policisė rreth orės 08:00 tė mėngjesit tė sė hėnės.
Xinxhang ėshtė provinca ku jetojnė ujgurėt. Separatistė ujgurė kanė zhvilluar njė fushatė tė nivelit tė ulėt kundėr pushtetit tė Kinės.
Grupet pėr tė Drejtat e Njeriut thonė se Pekini ėshtė duke shkelur tė drejtat e ujgurėve. /bbc/