Plot 4.996 rrėnjė kanabis sativa, janė asgjėsuar nė zonėn e Malėsisė sė Madhe nga policia e Qarkut Shkodėr. Policia fillimisht ka hyrė nė njė zonė, e quajtur Shkėmbi i Lagėt, ku ka pikasur njė pjesė tė drogės sė mbjellė, me mbi 1700 rrėnjė.
Sasia e rrėnjėve tė dyshuar si kanabis, kishte pėrqendrime tė pika tė ndryshme tė zonės. Policia ka hyrė nė terrene tė vėshtira, pasi banorėt e kanė mbjellė drogėn nė terrene ku nuk mund tė shihe lehtė.
Forcave blu iu ėshtė dashur tė shpyllėzojnė zona tė tėra, pėr tė asgjėsuar sasinė e bimėve tė mbjella. Pėr kėto raste policia ka kryer tė gjitha veprimet e para procedurale dhe materialet do ti kalojnė Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Shkodėr pėr hetime tė mėtejshme pėr veprėn penale Kultivim i bimėve narkotik", ndėrkohė qė po punohet pėr identifikimin e autorėve. /start