Kryetari i Komunės sė Bujanocit, Shaip Kamberi ka deklaruar se prioritet i tij ėshtė pėrfshirja e shqiptarėve nė institucionet komunale.
Duke krahasuar angazhimin e shqiptarėve dhe serbėve nė strukturat shtetėrore nė nivel lokal, siē janė policia, gjyqėsia dhe inspektoratet e ndryshme, Kamberi ka thėnė se ndryshimi ėshtė shumė i madh nė favor tė serbėve lokalė, pėrkundėr faktit se janė mė tė pakėt nė numėr.
Kamberi, nė njė prononcim pėr agjencinė JUGpress po ashtu ka shfaqur pakėnaqėsinė e tij pėr praninė e madhe tė forcave tė sigurisė dhe tė ushtrisė serbe nė Luginėn e Preshevės.
"Qėndrimi im rreth kėsaj mbetet i njėjtė. E dėnoj praninė e kėtyre forcave, sepse ato para investitorėve prezantojnė pamjen e njė rajoni jostabil. Kur shohin se janė nė numėr tė madh, investitorėt nuk duan ti investojnė paratė e tyre kėtu, sepse konsiderojnė qė situata e sigurisė ėshtė e keqe, ka potencuar Kamberi