Kosova ėshtė unike dhe nuk ka vend pėr krijimin e njė policie etnike siē ka deklaruar shefi i UNMIK-ut, tha tė enjten presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu.
Ai tha se Republika e Kosovės ka njė shoqėri multietnike me mekanizma mbrojtės tė pėrbashkėt dhe se institucionet e Kosovės nuk do tė mbėshtesin ide tė tillė qė do tė nėnkuptonin ndarjen e Kosovės, nė ēfarėdo forme.
Lidhur me hetimin e organizatės botėrore rreth ndėrhyrjes sė trupave tė Kombeve tė Bashkuara dhe tė NATO-s nė ndėrtesėn e Gjykatės nė Mitrovicė, mė 17 mars, Sejdiu ka deklaruar se ka qenė mė se i nevojshėm ndėrhyja e forcave tė KFOR-it dhe Policisė sė UNMIK-ut. Ai pohoi se kėto ngjarje e kanė trazuar Kosovėn dhe janė bėrė me qėllime destabilizuese nga persona tė caktuar.
Duke komentuar deklaratėn e shefit tė UNMIK-ut nė lidhje me krijimin e njė policie etnike serbe nė Kosovė, Sejdiu tha se Kosova ėshtė unike dhe se institucionet e vendit nuk mbėshtesin njė ide tė tillė qė nėnkupton ndarjen Kosovės