Ish-portieri i Arsenalit, Jens Lehman e ka paralajmėruar Emanuel Adebajorin, se largimi nga Arsenali do tė ishte gabimi i tij mė i madh nė karrierė. Nė fakt, Adebajor gjatė kėsaj vere ka qenė shpesh temė qendrore e tregut tė futbollistėve dhe ėshtė pėrfolur shumė pėr largimin e tij nga "Emirates", pasi pėr shėrbimet e tij janė interesuar Milani dhe Barcelona.
Madje, sulmuesi togolez i kishte dhėnė njė ultimatum drejtuesve tė Arsenalit, se nė rast se nuk i rritet paga nė 120 mijė funta nė javė, ai do tė largohej. Megjithatė situata paksa ėshtė qetėsuar, pasi ka rėnė interesimi i Milanit pėr shkak tė vlerės sė madhe tė dėmshpėrblimit, qė kap shifrėn 38 milionė funta, ndėrkohė Barcelona duket se ka filluar tė kėrkojė njė alternativė tjetėr. "Nėse e vėzhgoni mirė situatėn, atėherė do tė shihni se ēdo lojtar qė ėshtė larguar nga Arsenali nuk ka arritur tė shkėlqejė nė klubin e ri", ka thėnė Lehman, duke sugjeruar Adebajorin tė qėndrojė tek "topēinjtė". Mė pas ai ka folur edhe pėr mundėsitė e Arsenalit nė edicionine ri. "Askush nuk guxon ta fshijė Arsenalin nga lufta pėr titull. Edhe edicionin e kaluar Arsenali nuk vlerėsohej shumė, por nė fund pėr pak nuk arriti ta fitojė titullin e kampionit nė Ligėn Premiere", ka shtuar Venger.