Ish-pėrzgjedhėsi i kombėtares sė Spanjės, Luis Aragones, i cili tashmė drejton skuadrėn turke, Fenerbahēe, ka shprehur mendimin se David Vila dhe David Silva, do tė mund tė pėrshtateshin shumė mirė nė Serie A.
"Vila mund tė jap rezultat nė cilėndo ligė, si nė Itali, Spanjė apo Angli. Ai ėshtė njė golashėnues i shkėlqyeshėm. Golat janė specialiteti i tij. Ndėrkohė, edhe Silva ėshtė futbollist i madh dhe do tė pėrshtatej mjaft mirė nė futbollin italian. Mendoj se tė dy kėta lojtarė do tė ishin blerje tė shkėlqyeshme pėr klubet italiane", ka theksuar Aragones. Mė pas strategu 70-vjeēar spanjoll, ka folur edhe pėr Ronaldinjon dhe Murinjon, tė cilėt duket se e kanė ringjallur ligėn italiane. "Murinjo? Vlerat e tij nuk mund tė vihen nė dyshim. Ai ėshtė njė trajner i madh dhe mjafton tė shikosh tė arriturat e tij me Porton dhe Ēelzin. Po ashtu edhe Ronaldinjo ėshtė njė nga futbollistėt mė tė mirė nė botė dhe do t'i jap njė ngjyrė tjetėr kampionatit italian".