Bosnja e Hercegovina ėshtė mė afėr se kurrė shpėrbėrjes qė prej fundit tė luftės, derisa Bashkimi Evropian duhet tė bėj mė shumė pėr tė evituar ndarjen e mundshme, ka shkruar nė njė artikull pėr gazetėn Observer ish-pėrfaqėsuesi i lartė pėr Bosnjėn e Hercegovinėn, Paddy Ashdown.
"Radovan Karaxhiq mė nė fund ėshtė rrugės pėr nė Hagė. Por ndarja e Bosnjės pėr tė cilėn ai ka ėndėrruar tani ėshtė mė afėr realizimit sesa ndonjėherė mė parė qė prej se ka qenė nė arrati", thekson Ashdown.
Ai ka tėrhequr vėmendjen se Republika Serbe e Bosnjės ka themeluar institucione paralele me shtetin dhe se ėshtė duke punuar nė ndarjen e BeH-sė.
Ashdown thotė se kryeministri i Republikės Serbe Millorad Dodik "tani nė mėnyrė agresive ėshtė duke anuluar dekadat e reformave" dhe shfrytėzon autonominė e cila i ėshtė ofruar me Marrėveshjen e Dejtonit pėr tė rrezikuar Bosnjėn ashtu si ėshtė paraparė nė Dejton".
BE-ja do tė duhej tė shfrytėzojė aspiratat e BeH-sė pėr anėtarėsim nė Union si levė me anė tė sė cilės do tė mbėshtetej pushteti i mesėm nė Sarajevė.
"Brukseli duhet ... ti kundėrvihet tentimeve pėr minim tė shtetit tė Bosnjės e Hercegovinės, duhet tė kėmbėngul nė reformat kushtetuese tė cilat Bosnjėn do ta bėnin mė tė efektshme dhe tė cilat do ti kundėrviheshin korrupsionit", ka theksuar Ashdown