Shtabi i Pėrgjithshėm i TMK-sė, tė gjithė pjesėtarėve tė vet ua ka dėrguar njė letėr, pėrmes sė cilės u sugjerohet tė nisin tė kėrkojnė vende tė tjera tė punės, bėn tė ditur nė numrin e sotėm gazeta Express.
Ndėrkohė, sipas kėsaj gazete, vetė Shtabi dhe Qeveria, ende nuk janė duke u pajtuar se si do tė duket Ligji pėr pensionim tė pjesėtarėve tė TMK-sė.
Siē bėn tė ditur Express, letra iu ėshtė dėrguar pjesėtarėve tė TMK-sė rreth tri javė mė parė, ndėrsa nė letėr ndėr tė tjera sugjerohet qė, tė gjithė pjesėtarėt aktualė tė TMK-sė janė tė lirė qė deri nė fund tė kėtij viti, tė kėrkojnė dhe tė gjejnė punė tė tjera.
Shpėrndarjen e kėsaj letre e ka konfirmuar edhe Enver Dugolli, shef i Zyrės pėr Informim tė TMK-sė. Ai ka sqaruar se njė letėr e tillė sugjeruese u ėshtė dėrguar tė gjithė pjesėtarėve, pa dallim moshe ose rangut.
Kjo letėr ėshtė thjesht si lajmėrim dhe u mundėson tė mos mbesin pend duke pritur , por nėse duan, tė gjejnė punė, ka thėnė Dugolli