Malta nė mėnyrė tė pashpjegueshme mbetet njė nga shtatė vendet anėtare tė BE-sė e cila ende refuzon tė pranojė shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, sė bashku me Spanjėn, Qipron, Portugalinė, Sllovakinė, Greqinė dhe Rumaninė, shkruan sot gazeta lokale malteze The Malta Independent Online.
Arsyeja pse Malta ėshtė mbajtur fuqishėm pėr pozicionin e vet aq gjatė ėshtė pėr tė ēuditur, derisa ministria e Punėve tė Jashtme nuk ka qenė nė gjendje tė jap pėrgjigje nė pyetjet e bėra nga kjo gazetė qysh prej fillimit tė majit tė kėtij viti.
Derisa 20 nga 27 vendet anėtare tė BE-sė kanė arritur tė vėrtetojnė pavarėsinė e Kosovės, qė prej shpalljes sė saj afro pesė muaj mė parė, Malta, pėr arsye tė panjohura, deri mė tani ėshtė pėrmbajtur.
Nė njė deklaratė tė lėshuar menjėherė pas shpalljes sė pavarėsisė nga Kuvendi i Kosovės, ministri i Punėve tė Jashtme tė Maltės nė atė kohė, Michael Frendo, kishte thėnė nė njė deklaratė se, Sa i pėrket njohjes sė pavarėsisė, qė ėshtė njė ēėshtje e ndarė e cila i mbetet shteteve anėtare individualisht, Malta do tė marr njė vendim nė njė kohė tė pėrshtatshme.
Malta mė herėt kishte kundėrshtuar njohjen e njė Kosove tė pavarur pa njė rezolutė nga Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara.