Dy takime tė rėndėsishme pėr Kosovėn, pritet tė mbahen sot nė dy kontinente tė ndryshme. Nė SHBA, kryetari i Kosovės, Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaēi dhe ministri i Jashtėm, Skėnder Hyseni, pritet tė takohen me sekretaren amerikane tė Shtetit, Condoleezza Rice dhe atė tė Mbrojtjes, Robert Gates - ndėrsa nė Bruksel pritet tė zhvillohet takimi nė mes tė pėrfaqėsuesve tė lartė tė BE-sė, NATO-s, OKB-sė dhe OSBE-sė, tė cilėt do tė diskutojnė rreth bashkėpunimit tė faktorėve ndėrkombėtar nė Kosovė.
Takimi nė Bruksel sipas mediave botėrore, ka pėr qėllim koordinimin e bashkėpunimit nė mes tė faktorėve relevantė ndėrkombėtar nė Kosovė, sidomos KFOR-it, UNMIK-ut tė rikonfiguruar, dhe Misionit EULEX.
Nė kėtė takim pritet tė marrin pjesė pėrfaqėsuesi i lartė i BE-sė pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri, Javier Solana, shefi i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer dhe rreth 30 ambasadorė.
Takimi, siē ėshtė paralajmėruar ėshtė joformal dhe nuk pritet sjellja e ndonjė vendimi.
Ndėrkaq, takimin nė SHBA me sekretarėt amerikanė, Rice dhe Gates, delegacioni mė i lartė i Kosovės e ka vlerėsuar si tė rėndėsishėm dhe mjaft historik. Para udhėtimit pėr nė SHBA, ata kanė thėnė se rrjedhat diplomatike pėr Kosovėn do ta marrin kahe tjetėr pozitive pas takimeve tė nivelit tė lartė nė Washington.
Tė hėnėn ndėrkaq, presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaēi do tė takohen nė Shtėpinė e Bardhė me presidentin e SHBA-sė, George Bush