Pėrfaqėsuesi i Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN) pėr Maqedoni, Mark Grifits gjatė njė takimi joformal qė kishte me ministrin i Financave tė Maqedonisė, Trajko Sllaveskin, ka kėrkuar nga ky i fundit rritjen e ēmimit tė energjisė elektrike nė vend. Grifits kėrkesėn e ka arsyetuar me atė se ēmimi i energjisė elektrike nė Maqedoni ėshtė mė i ulėti nė rajon.Qeveria e Maqedonisė nuk ka pėrjashtuar kėtė mundėsi.
"Ne vėrtetė kemi fat qė shpenzimet pėr prodhimin e energjisė elektrike nė vend I kemi tė ulta, pra nėn 30 eurocent - pėr 1 kilovat/orė. Pjesa e energjisė e cila vjen nga importi ėshtė rritur pėr 30 %, gjė qė ndikon nė shpenzimet e pėrgjithshme tė MEPSO-s dhe ELEM-it.
Me FMN-nė nuk pėrjashtojmė mundėsinė tė diskutojmė edhe pėr energjetikėn dhe ēmimin e saj" tha ministri Sllaveski.
Sllaveski tha se rritja ekonomike, inflacioni, deficiti tregtar dhe energjetika kanė qenė temat kryesore pėr tė cilat ėshtė interesuar shefi i misionit tė FMN-sė.
"Kemi biseduar pėr shumė tema nė mesin e tė cilave janė rritja e GDP-sė, rritja e prodhimtarisė industriale dhe disa sfida tė cilat janė para Qeverisė nė muajt e ardhshėm".
FMN-ja prej Qeverisė sė re kėrkon tė bėjė reforma nė sektorin energjetik me qėllim qė tė ulė deficitin tregtar. /Alsat/