Përzgjedhësi i kombëtares së Brazilit, Karlos Dunga, është i kënaqur me atmosferën në skuadër, e cila po përgatitet për Lojërat Olimpike në Pekin. Dunga ka folur para gazetarëve tejet i lumtur, sidomos për shkak të Ronaldinjos. Pas kalimit nga Barcelona në Milan, duket se ka lindur një motiv i ri tek ish-futbollisti më i mirë i botës.
"Ronaldinjo po buzëqesh sërish. Çdo herë që e kam parë para këtij rasti ai ka qenë i padisponuar dhe nervoz. Tash në kampin tonë po mbretëron një atmosferë e shkëlqyeshme. Ronaldinjo është i lumtur. Shihet qartë se ai po kënaqet në çdo stërvitje dhe kjo është gjëja më e rëndësishme", ka theksuar Dunga.