"Serbėt rrezikojnė nė vonesat qė krijojnė. Ne do tė punojmė, por nėse serbėt do tė rezistojnė edhe mė tutje dhe do tė kėrkojnė kohė, do tė jetė humbje kohe pėr ta", tha ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, nė njė intervistė pėr Radion Evropa e Lirė.
Pretendimet e strukturave serbe pėr instalimin e rezultateve nga zgjedhjet jolegale janė tė papranueshme pėr ministrin Ferati.
Tani kemi pretendime qė tė instalohen edhe rezultate nga zgjedhjet jolegale, qė ne jemi absolutisht kundėr dhe nuk do tė lejojmė qė asnjė bashkėpunim edhe i strukturave ndėrkombėtare tė jetė me ato struktura, ngase nuk ekziston asnjė mundėsi qė ato tė implementohen, as instalimi i institucioneve serbe nė Kosovė dhe as implementimi i ēfarėdo rezultateve dhe ligjeve serbe nė Kosovė.
Sipas Feratit, mosbashkėpunimi i palės serbe mund tė sjellė vėshtirėsi dhe humbje kohe pa nevojė.
Por, nėse serbėt do tė rezistojnė edhe mė tutje dhe do tė kėrkojnė kohė, pra do tė jetė njė humbje kohe pėr ata, qė ne konsiderojmė se ėshtė pėr keqardhje, sepse janė qytetarėt e Kosovės, institucionet e Kosovės qė sa mė shpejt dėshirojnė njė Kosovė me institucione shumė funksionale dhe tė fuqishme dhe me njė kualitet jete pėr tė gjithė qytetarėt e saj.
Pyetjes rreth fillimit tė bisedimeve pėr krijimin e komunės veriore nė Mitrovicė dhe mė pastaj edhe tė bordit tė pėrbashkėt, siē parashihet me pakon e Ahtisaarit, ministri Ferati i pėrgjigjet negativisht.
Jo, unė nuk jam nė dijeni se ėshtė duke u biseduar. Mund tė ketė kontakte me qytetarė dhe liderė pėr tė parė se si ėshtė disponimi momental, por nė biseda konkrete unė nuk jam i pėrfshirė dhe nuk jam nė dijeni. /REL/