Mediat angleze kanė shkruar se ekipi i Chelseat ėshtė i gatshėm tia plotėsojė kėrkesat Frank Lampard dhe ti ofrojė pagė javore prej 150 mijė funtesh (189 mijė euro).
Lajmin e bėn tė ditur Daily Express, qė zbulon se anglezi do tė jetė lojtari mė i paguar nė Premierligė, pasi qė blutė janė tė gatshėm ti pėrballojnė kėrkesat e tij dhe ti ofrojnė marrėveshje pesėvjeēare tė vlefshme 39 milionė funte (49 milionė euro).
Mesfushori 30 vjeēar ka edhe 12 muaj marrėveshje dhe negociatat pėr marrėveshjen e re, po zhvillohen tashmė dy vite.
Klubi nuk dėshironte ti plotėsonte kėrkesat e lojtarit, por pas deklaratave tė presidentit tė Interit, Massimo Moratti, se ka arritur pajtim me lojtarin pėr transferim dhe paralajmėrimet se ai mund tė nėnshkruajė qė nga 1 janari, e kanė nxitur udhėheqjen e Chelseat tia plotėsojė kėrkesat mesfushorit.
Edhe drejtori sportiv i bluve, Peter Kenyon, ka thėnė se Chelsea tashmė e ka tė gatshme ofertėn, dhe se ai pret qė Lampard ta pranojė, pasi qė me tė praktikisht mund ta mbyll karrierėn nė Chelsea.