Pėrzgjedhėsi i kombėtares sė Italisė, Marēelo Lipi beson se kampionati i ri italian do tė jetė i barabartė dhe tejet rivalizues qė nga fillimi, edhe pse njė epėrsi tė vogėl ai i jep Interit. Skuadra zikaltėr e ka fituar titullin nė tri edicionet e fundit, por nė edicionin e ri sigurisht se titullin do t'ia rrezikojnė Juventusi, Milani dhe Fiorentina.
"Mendoj se edicionin e ardhshėm nuk do tė ketė favoritė tė theksuar. Tė gjitha skuadrat e mėdha nė edicionin e ri hyjnė me gjasa tė barabarta. Interi do ta ketė tejet tė vėshtirė ta mbrojė titullin", ka thėnė Lipi, duke shtuar: "Pėrparėsia e Milanit ėshtė te fakti qė nuk luan nė Ligėn e Kampionėve. Juventusi ka sjellė Amaurin dhe Poulsenin, kurse nė skuadėr ka njė ndėrlidhje shumė tė mirė tė futbollistėve me pėrvojė dhe talenteve tė rinj. Fiorentina po ashtu ėshtė shumė e fortė dhe mund tė pretentojė seriozisht pozitėn e parė".