Pėrzgjedhėsi i Rumanisė Victor Piturca ka thėnė se sulmuesi i Fiorentinės, Adrian Mutu, ka nevojė pėr ndėrhyrje kirurgjike.
Problemet e Mutusė me gju, bėnė qė ai tė mos luajė nė ndeshjen shumė tė rėndėsishme nė mesjavė kundėr Interit, ndėrkohė qė pėr shkak tė po tė njėjtit lėndim, rumuni edhe kohė mė parė kishte qėndruar jashtė fushe.
Ekipi i mjekėve tė Pėrfaqėsueses rumune besojnė se ish-sulmuesi i Chelseat dhe Juventusit ėshtė dashur tė operohet para disa javėsh, mirėpo aso kohe Viola refuzonte nevojėn pėr ndėrhyrje kirurgjike ndaj asit tė tyre.
Kam biseduar me Adrianin dhe gjuri i tij nuk ėshtė aq mirė, ende ėshtė i inflamuar. Ai ndjen dhimbje dhe ende ka nevojė pėr pushim.
Edhe pse ėshtė 30-vjeēar ai ende mund tė luajė pėr njė skuadėr mė tė madhe se Fiorentina, por kjo varet nga qėllimet dhe ambiciet e tija, ka thėnė Piturca