Sipas mediave gjermane, Michael Ballack ka vendosur tė heqė dorė nga tė qenit kapiten i Pėrfaqėsueses sė Gjermanisė, ndėrsa postin e tij mund ta merr lojtari i Bayern Munichut, Phillip Lahm.
Gazeta me bazė nė Munih, Abendzeitung, ka njoftuar sot se mesfushori i Chelseat ėshtė i gatshėm tia dorėzojė dikujt tjetėr shiritin e kapitenit tė Gjermanisė me qėllim qė ti ulė gjakrat me trajnerin Joachim Low dhe ta ruajė vendin e tij nė Pėrfaqėsuese.
Ballack tashmė ka kėrkuar falje publike nga trajneri pėr shkak tė komenteve qė i kishte bėrė kundėr Low nė lidhje me trajtimin qė u ka bėrė menaxheri gjerman dy lojtarėve, Torsten Frings dhe Kevin Kuranyi, mirėpo kjo siē duket nuk ka mjaftuar qė trajneri tė pajtohet.