Pavarėsisht edhe njė paraqitjeje tjetėr bindėse tė Juventusit kundėr Bolognas, menaxheri i bardhezinjve, Claudio Ranieri, beson se kriza e klubit ende nuk ėshtė tejkaluar.
Kemi pasur njė periudhė tė vėshtirė dhe dy ose tre ndeshje tė mira sė fundi ende nuk janė tė mjaftueshme pėr tė tejkaluar krizėn. Duhet tė vazhdojmė me kėtė formė tė mirė, para se zyrtarisht tė themi e kemi kaluar krizėn, ka thėnė trajneri.
Me siguri pėrmirėsohemi nė ēdo ndeshje dhe sigurisht jemi nė rrugė tė mirė ta tejkalojmė periudhėn e vėshtirė, ka shtuar Ranieri pas ndeshjes.
Menaxheri ka bėrė edhe shaka me yllin e mbrėmjes, autorin e dy golave pėr Juventusin, Pavel Nedved, duke thėnė, Do tė doja qė ai tė nėnshkruajė kontratė tė re sė shpejti. Mbase edhe njė ose dy vite tė tjera.
Juventus do tė presė ekipin tjetėr nė krizė Romėn, kėtė vikend nė Olimpico tė Torinos, para se tė udhėtojė nė Bernabeu pėr ndeshjen e kthimit tė Ligės sė Kampionėve, kundėr Real Madridit