Ish-kreu i SHIK nga viti 1992 deri nė vitin 1997, ka ndėrruar jetė tė shtunėn pasdite nga njė sėmundje e rėndė. Bashkim Gazidede ka vdekur nė Tiranė pas kthimit tė tij nga Italia ku ka qenė pėr njė periudhė pėr kurimin e sėmundjes sė rėndė.
Shqetėsimet shėndetėsore tė Gazidedes kanė nisur tė viheshin re kohė mė parė, ndėrsa ėshtė pėrkrahur vazhdimisht nga qeveria shqiptare me fonde pėr kurimin e tij jashtė shtetit.
Bashkim Gazidede u largua nga Shqipėria nė vitin 1997 dhe u rikthye nė vitin 2005. Gazidede u konsiderua si njė nga njerėzit mė besnik tė presidentit tė asaj kohe, Sali Berisha, aktualisht kryeministėr.
Gazidede u akuzua nga opozita e majtė se pėrdori SHIK-un e asaj kohe pėr veprime represive. Emri i Gazidedes lidhet me shumė ngjarje tė bujshme ende tė pazbardhura nga drejtėsia shqiptare. Ai ėshtė akuzuar edhe pėr ngjarjen e zhdukjes sė biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha nga SHIK-u nė vitin 1994, kohė nė tė cilėn Gazidede ka qenė kreu i SHIK.
Pėr kėtė Bashkim Gazidede ėshtė akuzuar nga familjarėt e biznesmenit tė zhdukur se ka qenė autori i rrėmbimit tė Remzi Hoxhės.
Nė trazirat e pranverės sė vitit 1997, Bashkim Gazidede mori drejtimin e operacioneve ushtarake pėr tė shtypur revoltat qė lindėn pas rėnies sė firmave piramidale. Po nė vitin 97 ai u largua nga Shqipėria duke qėndruar i fshehur pėr 8 vjet.
Me ardhjen nė pushtet tė Partisė Demokratike nė vitin 2005 Gazidede rikthehet nė Shqipėri dhe emėrohet zv/drejtor i Hipotekave edhe pse nuk e ushtroi kėtė detyrė pėr shkak tė sėmundjes sė rėndė.
Muajt e fundit tė jetės, Bashkim Gazidede i kaloi nė njė spital tė Italisė. Bashkim Gazidede vdiq nė moshėn 56 vjeēare nė Tiranė