Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Bamir Topi i ka shprehur nėpėrmjet njė mesazhi mirėnjohjen e popullit shqiptar presidentit tė Shteteve tė Bashkuara, George Ė. Bush, me rastin e nėnshkrimit tė Protokollit tė anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė Aleancėn e Atlantikut tė Veriut.
Nė letrėn e presidentit Topi, ndėr tė tjera thuhet: Mė lejoni qė, nė emėr tė popullit shqiptar dhe nė emrin tim personal, tJu shpreh mirėnjohjen dhe falėnderimet mė tė pėrzemėrta pėr mbėshtetjen e vazhdueshme e tė gjithanshme qė i jepni Shqipėrisė dhe popullit shqiptar!
Nėnshkrimi nga ana Juaj e Protokollit tė anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO, i mbėshtetur unanimisht nga Senati i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, rikonfirmoi besimin se vendi juaj mbetet aleati mė i madh dhe i besueshėm i Shqipėrisė, thekson Topi nė letrėn e tij.
Ai po ashtu ka potencuar se shpreh bindjen se, vendimi i presidentit Bush inkurajon proceset demokratike nė Shqipėri e nė tė njėjtėn kohė forcon vullnetin e popullit tė saj pėr tė ndėrtuar njė shtet tė sė drejtės, tė lirisė dhe tė respektit ndėrinstitucional, njė shtet tė aftė pėr pėrballuar me sukses sfidat qė e ardhmja i rezervon.
Duke Ju falėnderuar edhe njė herė, si dhe duke Ju siguruar pėr ndjenjat e thella tė miqėsisė sė popullit shqiptar, thuhet nė mesazhin e Topit.