Siria thotė se katėr helikopterė amerikanė kanė kryer njė sulm mbi njė fshat tetė kilometra brenda territorit nė kufi me Irakun.
Ministria e Jashtme siriane tha se tetė civilė u vranė nė sulmin qė duket se kishte nė shėnjestėr njė kantier ndėrtimi.
Siria ka protestuar ndaj diplomatėve amerikanė nė kryeqytetin Damask pėr atė qė e quajtėn "njė veprim agresiv". Nuk ka patur asnjė koment zyrtar nga autoritetet amerikane.
Nėse pretendimet e sirianėve vėrtetohen, ky ėshtė i pari inkursion amerikan nė territorin sirian prej Irakut.
Ai vjen nė kohėn kur administrata e Bushit po i afrohet pėrfundimit tė mandatit dhe kur aleatėt evropianė si Britania dhe Franca janė duke u pėrpjekur tė zgjerojnė lidhjet e tyre me Damaskun. /bbc/