Derbi spanjoll mes Villarrealit dhe Atletico Madridit, edhe krahas tetё golave tё shёnuar, pёrfundoi pa fitues dhe me ndarje pikёsh.
Se do tё ishte njё ndeshje e shkёlqyeshme, paralajmёroi Simao i cili shёnoi njё gol tё bukur qё nё minutёn e parё tё ndeshjes. Myfasirёt dyfishuan epёrsinё me anё tё Diego Forlan nё minutёn e 22-tё, para se nё minutёn e 38-tё Atletico tё mbetet nё lojё me dhjetё lojtarё, pas dy kartonёve tё verdhё tё Banega.
Pёrparёsinё e njё lojtari mё shumё nё fushё vendasit e shfrytёzuan nё pjesёn e dytё, kur Marcos Senna shёnoi njё gol tё bukur nga largёsia (48). Tri minuta mё vonё vendasit barazuan me anё tё Llorente (51).
Minuta e 58-tё solli rikthimin e plotё tё ndeshjes, me vendasit qё kёsaj here morёn avantazhin me golin e Gonzalo Rodriguez. Gati dhjetё minuta mё pas, Villarreali udhёhoqi me 4-2 me anё tё Giuzeppe Rossit (67).
Por, kur u mendua se Villarreali do tё dilte fitues, mysafirёt bёnё tё pamundurёn. Simao shёnoi golin e tij tё dytё, shtatё minuta para fundit tё ndeshjes (83), ndёrsa dy mintua mё pas Raul Garcia i solli njё pikё Atleticos.