Nё ndeshjene fundit tё javёs sё 8-tё nё Serie A, Fiorentina ka shёnuar fitore prej 3-1 nё udhёtim tek Palermo, duke nxjerrё kёshtu tri pikё tё rёndёsishme.
Fiorentina kaloi nё epёrsi me njё gol kontrovers tё shёnuar me dorё nga Gilardino nё minutёn e 20-tё. Tre minuta para fundit tё pjesёs sё parё, mysafirёt shtuan avantazhin me anё tё Mutu.
Pesё minuta pas fillimit tё pjesёs sё dytё, vendasit e ngushtuan disavantazhin me anё tё Simplicio, por nё minutёn e 62-tё njё gol tjetёr nga Mutu vulosi fatin e ndeshjes