Real Madridi ka shёnuar fitore prej 3-2 ndaj Atletic Bilbaos nё Santiago Bernabeu, nё ndeshjen e fundit tё vikendit nё La Liga.
Rezultati u hap pas 13 minutash lojё, kur Sneijder solli epёrsinё pёr Realin. Higuain shtoi avantazhin nё 2-0 me anё tё goditje nga 16 metra, nё minutёn e 29-tё, por pas vetёm pesё minutash tjera mysafirёt ngushtuan rezultatin me anё tё Etxebarria.
Para fundit tё pjesёs sё parё Real Madrid sёrish pёsoi, kёsaj here pёr shkak tё njё penaltie tё shkaktuar nga Heize, tё cilёn nuk e huqi Iraola. Por Reali nuk lejoi tё befasohet, duke arritur tek fitorja me anё tё golit tё dytё tё Higuan, pas gati njё orё lojё (59).
Nga minuta e 78-tё mysafirёt luajtёn me njё lojtar mё pak pёs shkak tё pёrjashtimit tё Amorebieta.
www.fc-realmadrid.tk