Pėr tė biseduar mbi procedimin e mėtejshėm lidhur me konfliktin nė Lindjen e Mesme, kryeministri izraelit, Ehud Olmert dhe presidenti palestinez, Mahmoud Abbas do tė takohen ditėn e mėrkurė.
Pėrfaqėsues tė tė dyja palėve konfirmuan takimin nė rezidencėn e Olmertit nė Jerusalem.
Abbas do tė bisedojė mbi pikat izraelite tė kontrollit nė zonat palestineze dhe fatin e tė burgosurve palestinezė, njofton DW.
Si Izraeli ashtu edhe autoriteti palestinez i janė larguar synimit tė shprehur nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėr arritjen e njė marrėveshjeje tė paqes deri nė fund tė kėtij viti.