Presidenti George Bush ėshtė nisur pėr njė turne nė tri vende tė Azisė, gjatė tė cilit do tė marrė pjesė edhe nė ceremoninė e hapjes sė Lojėrave Olimpike nė Pekin.
Para se tė mbėrrijė nė Kinė, presidenti Bush do tė ndalet nė Korenė e Jugut dhe Tajlandė ku do tė diskutojė mbi ēėshtje tregtare dhe pėrpjekjet pėr ti dhėnė fund programit bėrthamor tė Koresė sė Veriut.
Zyrtarė tė Shtėpisė sė Bardhė thonė se presidenti Bush dhe presidenti koreano jugor Mi Munk Bak do tė takohen nesėr. Ndihmėsit e tij thonė se nė Tailandė, presidenti do tė mbajė njė fjalim qė do tė jetė njė vlerėsim i politikės amerikane nė Azi gjatė periudhės sė tij si president.
Gjatė qėndrimit nė Bangkok, presidenti Bush do tė njihet nga afėr me pėrpjekjet e ndihmave pėr viktimat e ciklonit nė Birmaninė fqinje dhe do tė takohet me veprimtarė birmanezė. Zonja e parė, Laura Bush ka nė plan tė shkojė nė kufirin tailandezo-birmanez pėr tė vizituar njė kamp refugjatėsh dhe njė klinikė. /VoA/