Presidenti i Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu, ka marrė sot njė letėr nga Qeveria e Belizesė, shtet i Amerikės Qendrore, me anė tė sė cilės njoftohet qė ky vend e njeh Kosovėn si shtet tė pavarur dhe sovran.
Qeveria e Belizesė njeh Kosovėn e pavarur si shtet sovran dhe e mirėpret atė si anėtar tė ri nė bashkėsinė ndėrkombėtare. Me kėtė, Belize i bashkohet numrit tė madh tė shteteve qė tashmė e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, thuhet ndėr tė tjera nė kėtė letėr.
Po ashtu nė letrėn e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Belizesė thuhet se ne e pėrkrahim pėrkushtimin e Qeverisė sė Kosovės pėr tė bashkėpunuar plotėsisht me bashkėsinė ndėrkombėtare gjatė periudhės sė mbikėqyrjes ndėrkombėtare, pėr tė cilėn ajo ėshtė pajtuar dhe tė sigurojė promovimin dhe mbrojtjen e tė gjitha tė drejtave tė njeriut duke pėrfshirė tė drejtat themelore tė tė gjithė njerėzve pėrfshirė edhe grupeve minoritare.
Po sit u bė e ditur se edhe Kolumbia ka njohur zyrtarisht pavarėsinė e Kosovės. Kosovėn deri mė tash e kanė njohur 45 shtete