Ministri i Punėve tė Jashtme tė Kosovės, Skėnder Hyseni, nė njė intervistė pėr Radion Evropa e Lirė ka thėnė se pret qė Mali i Zi dhe Maqedonia ta njohin Kosovėn shpejt. Hyseni po ashtu ka pėrsėritur edhe njė herė deklaratėn e dhėnė para disa ditėve - e qė ende nuk ka dalė e saktė edhe pse ishte cekur njė afat dyditor se njė vend me ndikim nga Amerika Latine mund ta njohė Kosovėn shumė, shumė shpejt.
Presim qė edhe Mali i Zi, edhe Maqedonia ta njohin Kosovėn shpejt. Nė nivele tė ndryshme, Kosova ka pasur kontakte edhe me njėrin shtet, edhe me tjetrin, dhe nė tė gjitha nivelet nuk ėshtė lėnė asnjė pėrshtypje pėr kurrfarė mundėsie tė mosnjohjes. Nė tė gjitha takimet ėshtė lėnė pėrshtypja e mundėsisė sė njohjes shpejt, ka thėnė ndėr tė tjera Hyseni.
Shefi i diplomacisė kosovare po ashtu ka theksuar se duke pasur parasysh mundėsitė dhe kapacitetet qė ka Kosova sidomos nė rrafshin e rrjetit diplomatik dhe pėrfaqėsues tė saj nė botė, ėshtė duke u bėrė shumė, ndėrsa ka bėrė tė ditur se nė kėtė drejtim janė tė angazhuar edhe presidenti, edhe kryeministri i Kosovės.
Hyseni po ashtu ka deklaruar se anėtarėsimi i Kosovės nė OKB do tė ndodhė nė njė afat optimal. ...gjithsesi, unė e thashė dhe nė fillim, qė njohja ėshtė proces dhe kur themi proces, duhet tė kemi parasysh se proceset mund tė zgjasin shkurt dhe mund tė zgjasin mesatarisht gjatė ose mesatarisht shkurt. Por, unė jam i sigurt se nė afat optimal Kosova do tė bėhet edhe anėtare e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara