Ish-diplomati amerikan, Morton Abramowitz nė njė intervistė pėr Radion Evropa e Lirė ka thėnė se, nuk sheh ndonjė dallim tė madh nė mes tė dy kandidatėve pėr president tė SHBA-ve kur ėshtė fjala pėr qasjen e tyre ndaj Ballkanit dhe Kosovės. Abramowitz po ashtu ka kritikuar Perėndimin se ka punuar shumė keq lidhur me procesin e njohjes sė Kosovės, ndėrsa ka shprehur kritika edhe ndaj kosovarėve, tė cilėt sipas tij, nuk janė tė organizuar mirė dhe nuk kanė bėrė sa duhet pėr njohjen e Kosovės.
Nuk shoh ndonjė dallim tė madh nė mes tė dy kandidatėve sa i pėrket ēėshtjes sė Kosovės. Tė dy kanė qenė mbėshtetės tė fuqishėm tė Kosovės dhe pavarėsisė sė saj. Ndėrkaq, John McCain ka qenė edhe mė herėt i pėrfshirė nė rajon; ai ka qenė mbėshtetės i boshnjakėve gjatė luftės sė viteve '90, ka thėnė Abramowitz duke u pėrgjigjur rreth qasjes qė kanė dy kandidatėt pėr president tė SHBA-ve, ndaj Ballkanit, respektivisht Kosovės.
Ndėrkaq duke folur pėr procesin e njohjes sė Kosovės, Abramowitz ka kritikuar Perėndimin por edhe vetė kosovarėt. Mendoj se Perėndimi ka punuar shumė keq lidhur me procesin e njohjes sė Kosovės. Ata nuk kanė punuar sa duhet, pasi besoj se njohjet e mėtejshme vareshin mė shumė nga pėrpjekjet e Shteteve tė Bashkuara dhe tė Bashkimit Evropian. Ky ėshtė njė problem.
Problemi i dytė ėshtė se kosovarėt nuk janė tė organizuar mirė dhe nuk kanė bėrė sa duhet pėr njohjen e Kosovės. Ata nuk kanė lėvizur pėr tė mundėsuar njohjen e shtetit tė Kosovės, veēanėrisht nė vendet islamike. Ėshtė e habitshme pėr mua se si aq shumė vende islamike nuk i kanė mbėshtetur kosovarėt, ka vlerėsuar ai.
Fakti se Qeveria serbe mund tė arrijė tė marrė nga Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė rezolutėn ku i kėrkohet Gjykatės Penale Ndėrkombėtare pėr tė vendosur mbi ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, sipas Abramowitzit, ėshtė njė ngjarje shumė e pakėndshme. Kjo tregon se sa tė papėrshtatshme kanė qenė pėrpjekjet pėr tė siguruar njohjen e shtetit tė Kosovės,