Kryetari i Mitrovicės, Bajram Rexhepi nė njė intervistė pėr radion Blue Sky ka deklaruar se raporti i Kombeve tė Bashkuara pėr ngjarjet e 17 marsit nė gjykatat nė Mitrovicė, i amniston veprimet e dhunshme tė ekstremistėve serb qė shkaktuan vrasjen e njė polici tė UNMIK-ut.
Rexhepi tha se raporti dukej se ishte i pėrpiluar nga administratori rajonal i UNMIK-ut nė Mitrovicė, Gerard Galluci i cili kishte kundėrshtuar operacionin e 17 marsit.
Mendoj se nuk ėshtė njė raport real pėr arsye se KFOR-i dhe polica kanė qenė tė detyruara tė pėrdorin forcėn, ngase kanė qenė tė sulmuara me granata e me armė zjarri kėshtu qė nė raste tė tilla s'u mbetet tjetėr por tė veprojnė. Ky raport duket si me qenė i pėrpiluar nga z. Galluci e sigurisht edhe ai ėshtė i implikuar nė pėrpilimin e tij, ka thėnė ndėr tė tjera Rexhepi.