Ambasadori i Britanisė sė Madhe nė Serbi, Stephen Wordsworth ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk mund tė kushtėzojė hyrjen e Serbisė nė BE me njohjen e Kosovės, mirėpo ka shtuar se iniciativa e Beogradit pėr tė kėrkuar interpretimin ligjor tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės ėshtė mashtrim i rrezikshėm.
BE-ja nuk mund ti vė kusht Serbisė, tė cilin nuk e kėrkon nga vendet e saj anėtare. Deri atėherė kur disa shtete tė BE-sė - qė ende nuk e kanė njohur Kosovėn - nuk ndryshojnė pozicionin e tyre, BE-ja nuk mund tė insistojė qė Serbia tė bėjė njė gjė tė tillė, ka thėnė Wordsworth pėr gazetėn Veēernje Novosti.
Ai ka vlerėsuar po ashtu se, ideja pėr anulimin e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė mashtrim i rrezikshėm pasi qė, pavarėsinė e Kosovės e kanė njohur shumica e vendeve tė Unionit dhe shumica e vendeve nė Kėshillin e Sigurimit.
Ai madje ka shtuar se kjo ide ėshtė e gabuar, pasi qė kuptohet si sfidim direkt - dhe vetėm sa do tė vėshtirėsojė bashkėpunimin dhe integrimin e Serbisė nė BE.