Përforcimi më i madh i Milanit gjatë afatit kalimtar në vijim, Ronaldinho, ka thënë për "La Gazzetta dello Sport" se pesë muajt e fundit kanë qenë “periudha më e keqe në jetën e tij”, duke kujtuar episodet e fundit në ekipin e Barcelonës.
Ronaldinho ka pasur një sezon shumë të keq, kryesisht për shkak të lëndimeve të shpeshta. Si pasojë e tyre e ka humbur vendin në ekip, dhe për këtë është fjalosur me trajnerin, që në fund t’i shitet Milanit i cili planifikon ta kthejë atë në formë.
Pjesëtari i kombëtares braziliane aktualisht gjendet në stërvitjet e kampionit të pesëfishtë botëror në prag të Lojërave Olimpike në Pekin, derisa në Milan presin që në sezonin e radhës Ronaldinho do t’u ndihmojë të kthejnë titullin në San Siro.