Sipas njė kalkulimi tė sė pėrditshmes Koha Ditore, tė bazuar nė raportet e policisė pėr periudhėn nga ditė e parė e korrikut deri mė 28 korrik, gjatė kėsaj periudhe nė Kosovė kanė ndodhur dy raste tė vetėvrasjeve dhe 14 raste tė tentativave tė vetėvrasjeve. Pra, ky kalkulim nxjerr nė pah shifrėn se raste tė tilla janė duke ndodhur nė dy nga tri ditė.
Statistikat e policisė, sipas kėsaj tė pėrditshmeje, dėshmojnė pėr njė nivel tė lartė tė kėsaj dukurie, sidomos muajve tė fundit.
Ndonėse policia nuk i ka tė nxjerra nė njė raport tė posaēėm shifrat pėr tėrė kėta muaj tė vitit 2008, pėr shtatė vjetėt e kaluar janė shėnuar hiē mė pak se 356 vetėvrasje, derisa viti 2003 ka shėnuar raste mė tė shumta, 67 veta, qė ėshtė dyfishi i numrit tė vetėvrasjeve tė ndodhura nė vitin 2000.
Nga statistikat e Policisė sė Kosovės shihet se numri mė i madh i vetėvrasjeve ėshtė tek personat e moshės 27 deri 45-vjeēare, ndėrsa mė i ulėti ėshtė tek mosha e adoleshentėve.
Sipas policisė, kryeqyteti i Kosovės prin me numrin mė tė madh tė vetėvrasjeve. Gjatė periudhės 2000-2007 nė Prishtinė janė vetėvrarė 97 persona, ndėrsa Mitrovica ėshtė e dyta nė ketė listė me 66 raste