Pėr shkak tė arrestimit tė nėnkryetarit tė Lidhjes Social Demokrate (LSDM) dhe kryetarit tė komunės sė Strumicės, Zoran Zaev, mbėshtetės tė opozitės maqedonase tė mėrkurėn kanė bllokuar rrugėn magjistrale Strumicė-Radovish nė Maqedoninė Lindore nė shenjė revolte.
Zoran Zaev u arrestua sė bashku me pesė bashkėpunėtorė tė tij, pėr shkak tė dyshimeve pėr keqpėrdorim tė detyrės zyrtare nga shitja e njė trualli shtetėror.
Drejtuesit e bllokadave paralajmėruan se rrugėt nė kėtė zonė qė ēojnė drejt Shkupit do tė bllokohen ēdo ditė nga ora 11 deri nė ora 15, deri sa tė lirohet siē thuhet nga paraburgimi kryetari i komunės sė Strumicės, Zoran Zaev, ndaj tė cilit ėshtė shpallur masė paraburgimi dhe gjendet nė burgun e Shutkės nė Shkup