Sezoni turistik nė Ulqin qytetin mė jugor tė Malit tė Zi thuajse nuk ka filluar fare kėtė vit dhe ende nuk dihet se kur do ia nis seriozisht. Kėtė shqetėsim ēuditėrisht nė vend tė partive shqiptare, e kanė shprehur drejtuesit e partisė opozitare malazeze Pokret za Promjene (PzP) nė njė prezantim publik, raporton e pėrditshmja podgoricase Vijesti.
Duke iu referuar informatave tė siguruara nga hotele dhe pansione tė ndryshme qė funksionojnė nė bregdetin ulqinak drejtuesit e PzP-sė deklaruan se Ulqini sivjet ka humbur mes 30 dhe 50 pėr qind tė turistėve krahasuar me numrin e pushuesve tė vitit tė kaluar.
Kushedi pėr tė satėn herė nė Prishtinė kėrkojnė krevate me ēmim prej 3 eurosh, siguri dhe muzikėn popullore tradicionale nė terasat e bukura ulqinake, thonė nė PzP duke u munduar ti gjejnė arsyet e dėshtimit tė sezonit aktual turistik. Ata fajin ia hedhin politikave lokale tė cilat kanė ndikuar nė uljen e numrit tė turistėve shqiptarė.
Drejtuesit e PzP-sė shqetėsohen me faktin se gjithnjė e mė shumė shqiptarė nga Kosova dhe Shqipėria po i largohen Ulqinit duke zgjedhur pėr destinacione pushimesh vendet e rajonit, thuhet nė deklarimin e PzP-sė.