Kryeministri Sali Berisha ka hedhur pėr korrupsion mbi bluzat e bardha. Deklarata e Berishės, erdhi gjatė mbledhjes sė Qeverisė, ku pėr herė tė parė ishin tė pranishėm dy ministrat e dekretuar nga presidenti Topi.
Berisha, duke mos i kursyet kritikat, e ka cilėsuar sistemin shėndetėsor si mė tė korruptuarin nė vend. Ju keni njė barrė tė rėndė. Ne kėtė sistem ne kemi probleme madhore. Ne kėtė sistem ne kemi bluza tė bardha nė tė cilat shėrbimi publik i garantuar mė Kushtetutė tė jetė falas e shesin si surbim privat. Ne nuk mund te pranojmė nė mėnyre kategorike qė ky shėrbim publik tu shitet si shėrbim privat taksapaguesve tanė pėr pasurimin e kėtij apo atij individi, nėnvizoi kreu i qeverisė.
Berisha i ka kėrkuar ministres sė Shėndetėsisė, Anila Godo qė tė reformojė sistemin e shėndetėsisė, duke kėrkuar edhe ndalimin e dy punėsimit tė mjekėve.
Mė pas Berisha i ka kėrkuar Bejės qė si Ministėr i Arsimit tė ēojė deri ne fund reformėn ne arsim tė lėnė pėrgjysmė nga Pollo. /start/