Skuadra kampione nė fuqi e Kosovės, Prishtina, tė dielėn do tė zhvillojė njė tjetėr ndeshje miqėsore ndėrkombėtare jashtė vendit. Pas sfidave me Ofenbahun, Vinterturin dhe Shaufhausenin, skuadra bardhekaltėr do tė vihet pėrballė skuadrės sė Bundesligės sė dytė gjermane, Osnabryk.
Ndeshja do tė zhvillohet tė dielėn nė stadiumin e Osnabrykut, nė orėn 16:00. Ky ėshtė vetėm njė vazhdim i projektit tė KF Prishtina dhe njė mėnyrė qė ti bėjmė presion FIFA-s dhe UEFA-s qė tė na pranojnė sa mė shpejt nė gjirin e tyre, ka theksuar kryetari i KF Prishtina, Remzi Ejupi, i cili ka shprehur shpresėn se skuadra bardhekaltėr do ta pėrfaqėsojė futbollin kosovar nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme. Ndėrkohė trajneri i skuadrės Afrim Tovėrlani, ka thėnė se koha pėr tu pėrgatitur pėr kėtė ndeshje ka qenė shumė e vogėl. Koha pėr tu pėrgatitur ka qenė shumė e shkurt. Natyrisht se ende nuk kemi arritur nė formėn e duhur, por ne nuk udhėtojmė atje me ambicie qė ta fitojmė gjithqysh kėtė ndeshje. Synimi ynė ėshtė qė ashtu si nė tri ndeshjet e kaluara, edhe kėtė herė tė lėmė njė pėrshtypje sa mė tė mirė para opinionit gjermanė, ka thėnė Tovėrlani